Klinika
Offline-first · Pa abonime · Shqip

Programi për Menaxhimin e Klinikës
pa internet

Ordinanca është zgjidhja intuitive për menaxhimin e pacientëve, orarit, vizitave, recetave dhe raporteve PDF: gjithçka e sigurt dhe plotësisht funksionale edhe pa internet. E krijuar posaçërisht për ordinancat dhe klinikat private në Kosovë dhe Shqipëri.

Falas për Windows dhe macOS · Linux së shpejti · Versioni 1.13.0

Klinika: Ballina
Vizitë e Re
Orari
Pacientët
Vizita të Kaluara
Shërbimet
Konfigurimet
Takimet e Ardhshme
09:00 · Arta KrasniqiE planifikuar
10:30 · Blerim GashiE planifikuar
12:00 · Diellza BerishaE planifikuar

Keni një klinikë me disa mjekë ose pajisje? Klinika sjell sinkronizim në kohë reale mes gjithë ekipit tuaj.

Kontaktoni për Klinika

Gjithçka që i duhet klinikës suaj

Një aplikacion i vetëm, i thjeshtë dhe i shpejtë, pa konfigurime komplekse IT.

Regjistri i pacientëve

Regjistroni pacientët me numër personal, datëlindje, grup gjaku, alergji dhe histori mjekësore. Kërkim i shpejtë sipas emrit, numrit personal ose telefonit.

Orari i vizitave

Caktoni takimet në një kalendar të thjeshtë, shënoni shenjat vitale që në rezervim dhe ndiqni statusin: e planifikuar, e kryer ose e anuluar.

Vizitë e standardizuar

Dokumentoni çdo vizitë me një strukturë të thjeshtë dhe regjistroni shenjat vitale: presionin e gjakut, pulsin, temperaturën, SpO₂ dhe peshën.

Receta elektronike

Ndërtoni receta me bar, dozë, frekuencë, kohëzgjatje dhe udhëzime. Të gatshme për shtypje me logon dhe vulën e klinikës.

Raporte PDF

Gjeneroni përmbledhje vizitash, historinë e pacientit dhe recetat në PDF, të cilat markohen me logon dhe nënshkrimin e mjekut.

Punon pa internet

Klinika është offline-first: të dhënat ruhen lokalisht dhe aplikacioni funksionon plotësisht edhe pa lidhje interneti.

Privatësi maksimale

Në versionin Falas, të dhënat e pacientëve nuk e lëshojnë kurrë pajisjen tuaj. Pa server, pa cloud, pa rrezik.

Sinkronizim (Pro)

Me versionin Pro, sinkronizoni të dhënat mes pajisjeve të klinikës në kohë reale, vetëm kur dëshironi dhe e aktivizoni vetë.

Shikoje në veprim

Dy minuta për të parë si funksionon Klinika në punën e përditshme.

100%
Offline
Punon plotësisht pa internet.
€0
Abonime
Versioni Falas, pa pagesa mujore.
0
Serverë
Asnjë server i jashtëm, të dhënat rrinë në pajisjen tuaj.

Ordinanca apo Klinika

Nisni falas me Ordinanca. Kaloni te Klinika kur klinika juaj ka nevojë për sinkronizim mes pajisjeve.

VeçoriaOrdinancaFalasKlinikaCloud
Regjistri i pacientëve
Orari i vizitave & shenjat vitale
Vizita klinike & receta
Raporte & receta në PDF
Katalogu i shërbimeve me çmime
Backup / restore (JSON)
Punon plotësisht pa internet
Të dhënat ruhen vetëm lokalishtGjithmonëOpsionale
Sinkronizim në kohë reale
Shumë pajisje në një klinikë
Pamje e personalizuar për recepsion

Ordinanca punon menjëherë, pa regjistrim. Për sinkronizim mes pajisjeve, kaloni te Klinika.

Shkarko falas

Pyetje të shpeshta

A është Ordinanca falas?+

Po. Ordinanca është plotësisht funksionale dhe pa abonime: regjistrim pacientësh, orar vizitash, dokumentim klinik, receta dhe raporte PDF. Klinika shton sinkronizimin mes disa pajisjeve.

A punon Ordinanca pa internet?+

Po. Ordinanca është offline-first. Të dhënat ruhen lokalisht në pajisjen tuaj dhe aplikacioni funksionon plotësisht edhe pa lidhje interneti.

Ku ruhen të dhënat e pacientëve?+

Me Ordinanca, të dhënat ruhen vetëm në pajisjen tuaj dhe nuk dërgohen kurrë në asnjë server. Me Klinika, sinkronizimi në cloud aktivizohet vetëm nëse ju e zgjidhni.

Në cilat sisteme operative punon Ordinanca?+

Ordinanca është aplikacion desktop për Windows, macOS dhe Linux. Shkarkimi ju jep automatikisht versionin e duhur për sistemin tuaj.

A mund të printoj receta dhe raporte?+

Po. Ordinanca gjeneron receta, përmbledhje vizitash dhe historinë e pacientit në PDF, të markuara me logon dhe vulën/nënshkrimin e klinikës suaj.

Dixhitalizoni klinikën tuaj sot

Shkarkoni Klinika falas dhe filloni të menaxhoni pacientët brenda pak minutash.